Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar për vjedhje në Ferizaj

10:15 | 21 Maj 2026
policia-kerkon-ndihmen-e-qytetareve-per-identifikimin-e-nje-personi-te-dyshuar-per-vjedhje-ne-ferizaj

Policia rajonale e Ferizajt ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar, në kuadër të veprimeve hetimore për zbardhjen e një rasti penal.

Sipas njoftimit të policisë, rasti ka të bëjë me veprën penale “Vjedhje”, e cila dyshohet se ka ndodhur më 17 prill 2026, në rrugën “Vëllezrit Gërvalla”, në një qendër tregtare në Ferizaj.

Me autorizim të prokurorit të shtetit, policia ka publikuar fotografinë e personit të dyshuar, i cili dyshohet të jetë i përfshirë në këtë rast.

Komento: