Abdixhiku për Alush Gashin: Kishte një lloj autoriteti që nuk kërkonte të dëgjohej me forcë

12:20 | 21 Maj 2026
abdixhiku-per-alush-gashin:-kishte-nje-lloj-autoriteti-qe-nuk-kerkonte-te-degjohej-me-force

Nën patronatin e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, është mbajtur mbledhje komemorative, në nderim të jetës dhe veprës së veprimtarit të shquar, anëtarit të Kryesisë, një prej themeluesve të LDK-së e bashkëpunëtorit të Presidentit Rugova, prof. Alush Gashi.

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku tha se Gashi i përkiste brezit më të vështirë të historisë së popullit të Kosovës.

“Jemi mbledhur për të nderuar një njeri të madh. Alush Gashi mbetet njeriu i cilësisë, njeriu i arsyes, njeriu i përmbajtjes. Ai kishte një lloj pranie që nuk impononte, por që të qetësonte. Kishte një lloj autoriteti që nuk kërkonte të dëgjohej me forcë, sepse mjaftonte urtësia e tij për ta respektuar. Pikërisht për këtë, dhimbja jonë sot është e heshtur, por është shumë e rëndë”, tha Abdixhiku.

Gjatë fjalës së tij, ndër të tjera Abdixhiku foli edhe për përjetimet e kujtimet që ndau me të ndjerin Gashi.

Komento: