
Punëtori që ra nga kulmi derisa po punonte dje në vendpunishte në Ferizaj, është në gjendje të rëndë.
Për gjendjen e tij detaje për KosovaPress ka dhënë drejtori i Intezivës në QKUK, Shaqir Uka.
Siç tha ai, pacienti ka arritur në Qendrën Emergjente, ku i është nënshtruar të gjitha ekzaminimeve mjekësore të nevojshme.
Më pas, ai është transferuar në departamentin e Mjekimit Intensiv ku është duke qëndruar i shtrirë në shtrat me aparatura.“Pacienti është rrëzuar nga lartësia, sipas Spitalit të Ferizajt është një lartësi prej 5-6 metrash. Fillimisht është dërguar në Qendrën Emergjente, ku ka bërë ekzaminimet mjekësore e më pas është transferuar tek Mjekimi Intensiv. Lëndimet janë serioze, është jashtë rrezikut për jetë”, tha ai.Sipas tij, lëndimet më të mëdha pacienti i ka marrë në pjesën e gjoksit.