Instituti për Krime Lufte me platformë për viktimat dhe evidencat e luftës

15:40 | 21 Maj 2026
instituti-per-krime-lufte-me-platforme-per-viktimat-dhe-evidencat-e-luftes

Instituti i Krimeve të Kryera gjatë Luftës organizoi punëtori dy-ditore kushtuar listës së viktimave të luftës, e cila do të shërbejë si bazë për platformën e detajuar të viktimave të luftës që pritet të lansohet gjatë këtij viti.

Në këtë punëtori morën pjesë institucione, ekspertë dhe personalitete që kanë kontribuar ndër vite në dokumentimin, verifikimin dhe harmonizimin e të dhënave për viktimat e luftës në Kosovë.

Gjatë punëtorisë u prezantua metodologjia dhe platforma e databazës së IKKL-së, ndërsa u zhvillua edhe një proces i detajuar i krahasimit dhe harmonizimit të të dhënave me listat dhe evidencat e institucioneve pjesëmarrëse.

Diskutimet u përqendruan në identifikimin e mospërputhjeve, trajtimin e rasteve konkrete dhe përcaktimin e hapave të përbashkët për verifikime të mëtejme.

“IKKL falënderon përzemërsisht z. Ibrahim Makolli, z. Bekim Blakaj, Prof. Jusuf Osmanin, z. Kushtrim Gara, z. Vlerson Haliti, z. Valon Hyseni, z. Ylli Shala, si dhe të gjithë pjesëmarrësit e tjerë për mbështetjen e vazhdueshme dhe kontributin profesional në këtë proces të rëndësishëm institucional” thuhet në njoftimin e IKKL-së.

Komento: