Qeveria ndan nga 100 euro për pensionistët, fëmijët, punëtorët e sektorit privat dhe studentët

09:20 | 22 Maj 2026
qeveria-ndan-nga-100-euro-per-pensionistet,-femijet,-punetoret-e-sektorit-privat-dhe-studentet

Qeveria në detyrë ka marrë vendim që të ndajë nga 100 euro për pensionistët, fëmijët, për punonjësit e sektorit jopublik dhe studentët aktiv.

Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka prezantuar pakon.

“Të gjendur përballë kësaj situatë qeveria jonë nuk mund të qëndroj duarkryq. Unë kam kërkuar nga ministri i Financave që ët shfrytëzoj çdo mundësi buxhetor për të dizajnuar një pako për përballje me inflacionin ashtu siç jemi zotuar. Qytetarët e Republikës duhet ta dijnë dhe gjithmonë duhet të llogarisin se qeveria jonë dhe e tyre nuk do ti lërë kurrë vetëm pavarësisht pengesave apo bllokadave që të tjerët mund ti vendosin në rrugën tonë. Prandaj sot kam kënaqësinë të ju njoftoj për pakon me përballje me inflacionin 2.0 të cilën e kemi dizajnuar dhe do ta miratojmë sot me masat si vijon: mbështetje e njëhershme prej 100 euro për pensionistët, mbështetje e njëhershme prej 100 euro për fëmijët, 100 euro për punonjësit e sektorit jo publik, 100 euro për studentët aktiv”, ka thënë ai.

E, para se ta prezantoj pakon Kurti tha se kur rishikimi i buxhetit u paraqit ne Kuvend për votim me procedurë të përshpejtuar për çfarë nevojiteshin 2/3 e deputetëve të pranishëm blloku opozitar e bëri të vetmen gjë që di ta bëj tash e sa kohë pra bllokimin.

“Për ta jetësuar këtë zotim në muajin e kaluar e proceduam në Kuvend të Republikës për miratim dhe rishikim buxhetin i cili do të siguronte fondet që do të mundësonin zbatimin e pakos për përballje me inflacionin. Kur rishikimi i buxhetit u paraqit ne Kuvend për votim me procedurë të përshpejtuar për çfarë nevojiteshin 2/3 e deputetëve të pranishëm blloku opozitar e bëri të vetmen gjë që di ta bëj tash e sa kohë pra bllokimin”, ka shtuar ai./eo

Komento: