Ulutash dhe Fronda diskutojnë për situatën e sigurisë në Kosovë

17:00 | 22 Maj 2026
ulutash-dhe-fronda-diskutojne-per-situaten-e-sigurise-ne-kosove

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, dhe komandanti i misionit EUFOR Althea, gjeneralmajor Maurizio Fronda, në një takim kanë diskutuar çështjet kyçe të sigurisë, me fokus situatën në Kosovë dhe rëndësinë e vazhdueshme të ruajtjes së stabilitetit rajonal.

KFOR ka njoftuar se takimi mes dy komandantëve është zhvilluar në selinë e KFOR-it në Camp Film City në Prishtinë.

Sipas njoftimit, gjenerali Ulutash ka nënvizuar angazhimin e palëkundur të KFOR-it për të mbështetur paqen e qëndrueshme dhe një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit në Kosovë.

Njoftimi:

Komandanti i misionit të udhëhequr nga NATO në Kosovë, KFOR, gjeneralmajori Ozkan Ulutash, ka mirëpritur në selinë e KFOR-it në Camp Film City në Prishtinë komandantin e misionit EUFOR Althea, gjeneralmajorin Maurizio Fronda.

Gjatë takimit, ata shkëmbyen pikëpamje mbi çështjet kryesore të sigurisë, me fokus të veçantë situatën në Kosovë dhe rëndësinë e vazhdueshme të ruajtjes së stabilitetit rajonal.

Gjeneralmajori Ulutash theksoi përkushtimin e palëkundur të KFOR-it për të mbështetur paqen afatgjatë dhe garantimin e një mjedisi të sigurt për të gjithë qytetarët në Kosovë.

KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij, të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999, për të kontribuar në një ambient të qetë dhe të sigurt, si dhe për të garantuar lirinë e lëvizjes për të gjithë, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

Po ashtu, KFOR bashkëpunon ngushtë me Policia e Kosovës dhe EULEX, në kuadër të roleve të tyre si mekanizma të sigurisë në vend.

Komento: