
“Albanian Startups Diaspora Roadshow”, turi promovues iekosistemit shqiptar të inovacionit në dy nga tregjet mëpotenciale të Europës – Zvicër dhe Gjermani – u përmbyll me sukses në Berlin, pas ndalesave në Zyrih më 18 maj dhe mëpas në 20 maj, në Dyseldorf.
Në të tre aktivitetet morën pjesë aktorë të rëndësishëm, nxitësdhe mbështetës, të inovacionit, ekspertë, mentorë, biznesmenëdhe investitorë potencialë nga diaspora shqiptare. Ata u njohën nga afër me zhvillimet më të fundit të ekosistemit tëinovacionit në Shqipëri, si edhe me projektet konkrete tëstartup-eve pjesëmarrëse në këtë tur promovues, të organizuarnga Startup Albania dhe EU4Innovation.
Gjatë takimeve, startup-et shqiptare prezantuan produktet, idetë dhe vizionin e tyre për zhvillim, duke ndarë gjithashtunevojat për investime dhe partneritete strategjike.
Mes tyre ishte Qelq, startup-i që ndërthur artin tradicional tëriciklimit dhe punimeve të qelqit me inovacionin modern; Qherence, i fokusuar në zhvillimin e zgjidhjeve të avancuarapër sigurinë kibernetike dhe menaxhimin inteligjent të riskutdigjital; GreenLab, që ofron zgjidhje teknologjike “smart farming” për sektorin e bujqësisë; Atelia Digital njëplatformë inteligjente për modën që lidh të dhënat e produktitdhe ndihmon brand-et të përmbushin kërkesat e Digital Product Passport, duke krijuar mënyra të reja përdorimi, shitjeje dhe ripërdorimi të produkteve; MedicALWall, njëstartup inovativ në fushën e teknologjisë shëndetësore, ikrijuar për të ndihmuar njerëzit të menaxhojnë në mënyrë tësigurt informacionin e tyre mjekësor në një platformë tëvetme; Senseven Health, një aplikacion i krijuaj përshëndetin mendor dhe Hobbista një aplikacion ku mund tëshkëmbehen pasionet me të tjerët, për të krijuar komunitetemë vibe energjik
Përmes bashkëbisedimeve të hapura dhe direkte, investitorëtdhe profesionistët e diasporës ngritën pyetje, ndanëeksperiencat e tyre dhe identifikuan mundësi konkrete përkrijimin e rrjeteve të bashkëpunimit, mentorimit dhe zgjerimittë startup-eve shqiptare edhe në tregjet ndërkombëtar, ku ataoperojnë prej vitesh. Ky ishte edhe qëllimi kryesor i“Albanian Startups Diaspora Roadshow – ku kapitali takoninovacionin”.
Më shumë sesa një tur promovues, kjo nismë përfaqëson njëtjetër hap të rëndësishëm në mbështetjen e talenteve shqiptare, që janë zhvilluar brenda vendit dhe tashmë janë të gatshme tëkonkurrojnë edhe në tregjet ndërkombëtare.
Diaspora shqiptare mbetet një nga asetet më të çmuara përzhvillimin e inovacionit dhe rritjen ekonomike të Shqipërisë, duke ofruar jo vetëm kapital financiar, por edhe eksperiencë, rrjete bashkëpunimi dhe ekspertizë ndërkombëtare.
“Albanian Startups Diaspora Roadshow” është vetëm fillimi injë bashkëpunimi afatgjatë, mes ekosistemit në Shqipëri dhediasporës, me qëllim që investimi dhe vizioni i përbashkët tëmund të krijojnë histori të reja suksesi shqiptar, në Europë dhemë gjerë.
