Pas largimit nga posti i trajnerit, zbulohet roli i ri i Guardiolas

11:08 | 23 Maj 2026

Pep Guardiola ka konfirmuar se do të largohet nga posti i trajnerit të Manchester Cityt, pas 10 viteve të kaluara te skuadra angleze.

Por spanjolli do të vazhdoj të jetë i lidhur me Manchetser Cityn, shkruan IndeksOnline.

Raportohet se Pep do të ketë një rol të ri, atë të Ambasadorit Global për City Football Group.

Ai do t’u japë këshilla teknike klubeve në grup, duke punuar në projekte dhe bashkëpunime specifike.

Guardiola është trajneri më i suksesshëm i klubit, ku për 10 vite si trajner i Manchetser Cityt arriti të fitoj 20 trofe.

Komento: