Pas takimit në Bruksel, Sorensen vazhdon diskutimet me Konjufcën: Folëm për zbatimin e Ligjit për të huajt dhe hapat e ardhshëm

17:35 | 23 Maj 2026
pas-takimit-ne-bruksel,-sorensen-vazhdon-diskutimet-me-konjufcen:-folem-per-zbatimin-e-ligjit-per-te-huajt-dhe-hapat-e-ardhshem

Emisari special i BE’së për dialogun Kosovë – Serbi, ka njoftuar për diskutimet që ka pasur me ministrin e Jashtëm të Kosovës, Glauk Konjufca.

Sorensen, në postimin e tij, ka thënë se me Konjufcën i  vazhduan diskutimet lidhur me dialogun për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vende.

‘’Pas takimit tonë javën e kaluar në Bruksel, vazhdova shkëmbimin tim me ministrin e Jashtëm të Kosovës, Glauk Konjufca, lidhur me Dialogun e lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. U fokusuam në hapat e ardhshëm, zbatimin e ligjit për të huajt dhe rëndësinë e angazhimit të vazhdueshëm’’, ka shkruar ai.

Komento: