Tërmet në Shkup të Maqedonisë së Veriut

21:30 | 23 Maj 2026
termet-ne-shkup-te-maqedonise-se-veriut

Një tërmet me magnitudë 3.5 ballë është regjistruar në Maqedoninë e Veriut.

Sipas mediave në Maqedoni, lëkundjet e tokës janë regjistruar në orën 17:41, ndërsa epiqendra është lokalizuar rreth 21 kilometra në lindje të Shkupit.

Tërmeti ka pasur një thellësi prej rreth 5 kilometrash, ndërsa intensiteti i tij është vlerësuar me 4 sipas shkallës makroseizmike evropiane.

Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale apo persona të lënduar.

Komento: