Kongresmenët amerikanë vizitojnë Luginën e Preshevës, Bajraktari: Zëri i shqiptarëve dëgjohet!

20:05 | 24 Maj 2026
kongresmenet-amerikane-vizitojne-luginen-e-presheves,-bajraktari:-zeri-i-shqiptareve-degjohet!

Një delegacion zyrtar i Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i udhëhequr nga Keith Self, Kryetar i Nënkomitetit për Evropën në Komisionin për Punë të Jashtme të Kongresit Amerikan, ka vizituar Luginën e Preshevës.

Veprimtari i çështjes kombëtare që vepron në ShBA, Harry Bajraktari e ka quajtur vizitën e Self dhe Suhas Subramanyam historike dhe një mesazh të qartë se shqiptarët në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc nuk janë harruar dhe se zëri i tyre dëgjohet në Washington.

Sipas tij, kjo vizitë ka rëndësi të madhe për ruajtjen e paqes, stabilitetit dhe të ardhmes demokratike në rajon, si dhe për avancimin e të drejtave të shqiptarëve në Ballkan.

“Kryetari i Nënkomisionit për Evropën në Dhomën e Përfaqësuesve, Kongresmeni Keith Self, po ndjek hapat e mikut të madh të shqiptarëve, Kongresmenit Eliot Engel, i cili si Kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve, në vitin 2019, pasi vizitoi Beogradin, udhëtoi drejt Luginës së Preshevës ku u takua me shqiptarët atje. Në po atë vizitë, Kongresmeni Engel ishte edhe në Kosovë, ku preu shiritin në inaugurimin e objektit të ri të Ambasadës Amerikane në Prishtinë, si dhe vizitoi qytetin Bajram Curri në Shqipëri”, ka shkruar Bajraktari në Facebook.

Komento: