Ministria lëshon njoftim: Ekzekutohen shtesat me rritje për lehonat

17:55 | 25 Maj 2026
ministria-leshon-njoftim:-ekzekutohen-shtesat-me-rritje-per-lehonat

Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare njoftoi se janë ekzekutuar shtesat për lehona.

“Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, ju njofton që janë ekzekutuar shtesat për lehona në vlerë 500 €”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Qeveria në detyrë së fundmi mori vendim që nga ky muaj të rriten shtesat për lehonat, në 500 euro në muaj, aq sa pritet të jetë edhe vlera e pagës minimale nga muaji korrik.

Lehonat e punësuara marrin vlerën e pagës minimale për tre muaj, sipas Ligjit të punës.

Komento: