
Kreu i LDK-së, dhe kandidati për kryeministër, Lumir Abixhiku, me rastin e festës së Kurban Bajramit, ka vizituar Myftiun Naim Tërnava.
Atij, bashkëpunëtorëve të tij dhe përmes tyre gjithë besimtarëve myslimanë, Abdixhiku ua uroi festën e Kurban Bajramit, me dëshirën për paqe, shëndet e begati në çdo familje.
“Njëkohësisht, e përgëzova Myftiun Tërnava për punën e rëndësishme që Bashkësia Islame e Kosovës bën në përkujdesjen, solidaritetin dhe mbështetjen ndaj familjeve në nevojë; një mision me vlerë të veçantë njerëzore e shoqërore”, ka shkruar i pari i LDK-së në Facebook.