Vdekja e të riut në Suharekë, Muharremaj: Pezullohen aktivitet politike të fushatës zgjedhore

11:40 | 28 Maj 2026
vdekja-e-te-riut-ne-suhareke,-muharremaj:-pezullohen-aktivitet-politike-te-fushates-zgjedhore

Kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka bërë të ditur se për shkak të vdekjes së të riut Flamur Kuqi të gjitha aktivitetet politike të fushatës zgjedhore të Aleancës në këtë qytet do të pezullohen sot.

Muharremaj, përmes një postimi në profilin e tij ën rrjetin social Facebook, ka shkruar se aktivitetet zgjedhore do të vazhdojnë nga dita e nesërme sipas agjendës.

Postimi i tij i plotë:

Ju njoftoj se të gjitha aktivitetet politike të fushatës zgjedhore, të subjektit tonë politik të Aleancës në Suharekë, do të pezullohen për shkak të ngjarjes së hidhur, me rastin e vdekjes së të riut Flamur Kuqi.

Aktivitetet zgjedhore do të vazhdojnë nga dita e nesërme sipas agjendës.

Bali Muharremaj

Kryetar i degës së Aleancës në Suharekë

Komento: