Specialja ngrit aktakuzë ndaj një personi për kanosje

15:10 | 28 Maj 2026
specialja-ngrit-aktakuze-ndaj-nje-personi-per-kanosje

Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj I.I., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se ka kryer veprën penale “Kanosja”.

Sipas aktakuzës, i pandehuri, më 19 maj të këtij viti, në Prishtinë, ka kanosur seriozisht të dëmtuarin B.B.

“Me vendim të Gjykatës Themelore në Prishtinë, i pandehuri ndodhet në masën e paraburgimit”, thotë Prokuroria.

Komento: