Abdixhiku këtë javë u takua me 4 ambasadorë: Bashkëpunimi i ngushtë me aleatët tanë mbetet orientim i palëkundur politik e shtetëror

16:30 | 29 Maj 2026
abdixhiku-kete-jave-u-takua-me-4-ambasadore:-bashkepunimi-i-ngushte-me-aleatet-tane-mbetet-orientim-i-palekundur-politik-e-shteteror

Lumir Abdixhiku kandidati për Kryeminstër nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar se këtë javë i ka pritur në takim 4 ambasadorë.

Anu Prattipatin, të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën e SHBA-ve në Kosovë, Olivier Guérot, ambasadorin e Francëss Jonathan Hargreaves, ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar si dhe Maurizio Antonini, ambasadorin e Italisë.

“Në këto takime diskutuam për zhvillimet politike në vend, rrugëtimin euro-atlantik të Kosovës, forcimin e partneriteteve tona strategjike dhe rëndësinë e stabilitetit institucional për të ardhmen e Republikës. Për Lidhjen Demokratike të Kosovës, bashkëpunimi i ngushtë me aleatët tanë mbetet orientim i palëkundur politik e shtetëror. Kosova ka nevojë për miqësi të forta, partneritet të qëndrueshëm dhe një zë serioz e të besueshëm në raport me botën”, ka shkruar Abdixhiku.

Komento: