Hegseth: ShBA-ja gati të rinis sulmet ndaj Iranit nëse nuk ka marrëveshje

23:35 | 30 Maj 2026
hegseth:-shba-ja-gati-te-rinis-sulmet-ndaj-iranit-nese-nuk-ka-marreveshje

SHBA-ja është gati të rinis sulmet ndaj Iranit nëse nuk mund të arrihet një marrëveshje, tha të shtunën Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth, ndërsa negociatorët nga Uashingtoni dhe Teherani punuan për të kapërcyer dallimet e mëdha që bllokonin një marrëveshje.

“Aftësia jonë për të rifilluar nëse është e nevojshme… ne jemi më shumë se të aftë”, tha Hegseth në Singapor, shkruan Reuters.

“Rezervat tona janë më se të përshtatshme për këtë, si atje ashtu edhe në të gjithë globin, kështu që jemi në një pozicion shumë të mirë”, shtoi ai.

Komento: