
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale gjatë ditës së nesërme do të lëvizin në mes të 6 deri në 9 gradë.
“Parashihet mot i vranët me intervale me diell. Vranësirat, vende-vende, pritet të sjellin reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6–9°C, ndërsa maksimalet e ditës pritet të arrijnë 24–27°C.
Era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1–11 m/s”, thuhet në njoftim të IHMK-së.