
Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar emërimin e Tom Barrack si të dërguar të posaçëm presidencial për Sirinë dhe Irakun.
Lajmi u bë i ditur nga vetë Trump përmes një postimi, ku vlerësoi punën e Barrack dhe rolin e tij në forcimin e marrëdhënieve të SHBA-së me qeveritë e Sirisë dhe Irakut.
Sipas presidenti amerikan, Barrack do të vazhdojë të mbajë edhe postin e ambasadorit amerikan në Turqi, ndërsa do të ushtrojë detyrat e reja me mbështetjen e plotë të Departamentit Amerikan të Shtetit.
Trump theksoi se administrata e tij synon të thellojë bashkëpunimin strategjik me Sirinë dhe Irakun, duke shtuar se marrëdhëniet me të dy vendet po forcohen vazhdimisht. /Panorama