Voziti 180 kilometra në orë në zonën 50 në Prishtinë, dënohet me 500 euro e 5 pikë negative

21:15 | 31 Maj 2026
voziti-180-kilometra-ne-ore-ne-zonen-50-ne-prishtine,-denohet-me-500-euro-e-5-pike-negative

Një shofer është kapur duke vozitur me shpejtësi prej 180 kilometra në orë në një zonë urbane ku kufizimi i lejuar është 50 kilometra në orë në Prishtinë.

Sipas njoftimit, kundërvajtja është evidentuar nga njësitet e Trafikut të Kryeqytetit gjatë kontrolleve të rregullta në komunikacion.

Policia bëri të ditur se ndaj shoferit është shqiptuar gjoba sipas legjislacionit në fuqi, ndërsa rasti do të procedohet edhe në gjykatë për trajtim të mëtejmë.

Komento: