Sulm ndaj zyrtarit policor në Vushtrri, shoferi arratiset pas incidentit

09:15 | 01 Qershor 2026
sulm-ndaj-zyrtarit-policor-ne-vushtrri,-shoferi-arratiset-pas-incidentit

Policia e Kosovës është vënë në kërkim të një personi në Vushtrri, i cili dyshohet se ka goditur me veturë një zyrtar policor dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e së dielës, ndërsa sipas raportit 24-orësh të policisë, i dyshuari nuk u është bindur urdhrave të zyrtarëve policorë për ta ndalur automjetin. Gjatë incidentit, ai dyshohet se ka goditur policin që ishte duke drejtuar komunikacionin.

Rasti është iniciuar dhe po hetohet si sulm ndaj personit zyrtar.

“Vushtrri, 31.05.2026 – 18:50. Është raportuar se derisa njësiti policor ishte në kryerje të detyrës zyrtare duke drejtuar komunikacionin, një i dyshuar me veturën e tij nuk ka respektuar urdhrin e zyrtarit policor dhe i njëjti ka ofenduar dhe ka goditur me veturë zyrtarin policor mashkull kosovar. Viktima nuk ka pësuar lëndime ndërsa i dyshuari ndodhet në kërkim policor”, thuhet në raportin e policisë.

Sipas autoriteteve, polici i goditur nuk ka pësuar lëndime, ndërsa i dyshuari vazhdon të jetë në kërkim nga organet e rendit.

Komento: