Aksident në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë, një këmbësor lëndohet

14:15 | 01 Qershor 2026
aksident-ne-rrugen-“bill-klinton”-ne-prishtine,-nje-kembesor-lendohet

Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë, ku është përfshirë një veturë dhe një këmbësor.

Aksidentin e ka konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

Sipas tij, si pasojë e ngjarjes, një person ka pësuar lëndime trupore dhe ka marrë trajtim mjekësor. Gjendja e tij nuk është bërë e ditur.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse të trafikut, të cilat po merren me hetimin e rrethanave të aksidentit.

Komento: