Hargreaves takohet me nënkryetaren e LVV-së: Partitë ta refuzojnë gjuhën e urrejtjes, Kosovës shpejt i nevojitet presidenti

16:55 | 01 Qershor 2026
hargreaves-takohet-me-nenkryetaren-e-lvv-se:-partite-ta-refuzojne-gjuhen-e-urrejtjes,-kosoves-shpejt-i-nevojitet-presidenti

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves tha se është takuar me nënkryetaren e dytë të Lëvizjes Vetëvendosje, Mrika Limani Myrtaj, me të cilë tha se u pajtuan se Kosovës i nevojitet zgjedhja e presidentit menjëherë pas zgjedhjeve.

Me të, ambasadori britanik tha se diskutuan edhe për fushatën zgjedhore dhe që partitë të jenë “respektuese dhe të refuzojnë gjuhën e urrejtjes, gjuhën mizogjene dhe dhunën online ndaj grave”.

“Sot u takova me Nënkryetaren e Dytë të Vetëvendosjes, Mrika Limani Myrtaj. Diskutuam për fushatën zgjedhore në vazhdim, në veçanti për shpresën tonë që të gjitha partitë të jenë respektuese dhe të refuzojnë gjuhën e urrejtjes, gjuhën mizogjene dhe dhunën online ndaj grave. U pajtuam se Kosovës i nevojitet zgjedhja e një Presidenti menjëherë pas këtyre zgjedhjeve”, shkroi ambasadori në rrjetin social në Facebook.

Komento: