
Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka bërë me dije se Albin Kurti e ka gjetur shtetin dhe ushtrinë të ndërtuar.
Në profilin e saj në Facebook, ajo ka shkruar se të tjerat janë propaganda.
Sipas saj Albin Kurti ka vetëm fjalë.
“Data është 28 shkurt 2017, në Këshillin e Sigurimit në New York. Albin Kurti e gjeti shtetin dhe ushtrinë të ndërtuara. Të tjerat janë propagandë. Kur mungojnë puna dhe projektet, mbeten vetëm fjalët”, ka shkruar ajo.