Ardian Gjini: Anamoravës do t’ia kthejmë projektet e mëdha, autostrada s’mund të mbetet peng

12:30 | 02 Qershor 2026
ardian-gjini:-anamoraves-do-t’ia-kthejme-projektet-e-medha,-autostrada-s’mund-te-mbetet-peng

Pas tubimit të djeshëm në Gjilan, kandidati për kryeministër nga Aleanca, Ardian Gjini, ka publikuar një video-mesazh në Facebook ku ka folur për prioritetet e Anamoravës dhe projektet infrastrukturore të mbetura pezull.
Gjini ka theksuar se Anamorava ka qenë gjithmonë prioritet i qeverisjes së Aleancës, duke kujtuar nisjen e Autostradës së Gjilanit si një ndër projektet e para të qeverisjes së atëhershme.

“Anamorava ka qenë gjithmonë prioritet i Qeverisjes së Aleancës, gjë që e dëshmuam me nisjen e Autostradës së Gjilanit si një nga projektet tona të para. Fatkeqësisht, kjo qeverisje nuk e ka prioritizuar asnjëherë këtë projekt”, ka thënë Gjini.Ai ka kritikuar gjendjen aktuale të projektit, duke shtuar se qytetarët e Anamoravës e njohin më së miri realitetin në terren.

Sipas Gjinit, me planin konkret të Aleancës, Gjilanit dhe gjithë Anamoravës do t’u rikthehen projektet e mëdha zhvillimore.“Gjilanit dhe Anamoravës, me planin tonë konkret, do t’ia kthejmë projektet e mëdha”, është shprehur ai para qytetarëve në tubimin e mbajtur dje në Gjilan.

Arratisja e shqiptarit Edmond Tafa nga burgu famëkeq i Greqisë, arrestohen 2 oficerë
Read more

Komento: