Skena apokaliptike, një “mur i madh pluhuri” përfshin qytetin në Kinë (VIDEO)

13:40 | 02 Qershor 2026
skena-apokaliptike,-nje-“mur-i-madh-pluhuri”-perfshin-qytetin-ne-kine-(video)

Në 24 orët e fundit, skena apokaliptike janë regjistruar në qytetin Harbin, në Kinën verilindore, pasi një stuhi e fuqishme rëre goditi rajonin.

Pamjet që përmbytën mediat sociale treguan një një mur të madh pluhuri që ngrihej mbi qytet, duke errësuar pamjen dhe duke e kthyer ditën në muzg.

Sipas të dhënave nga stacionet meteorologjike lokale, stuhia u shoqërua nga erëra të forta, shpërthimet e të cilave arritën shpejtësi deri në 127 km/orë.

Siç raporton CNN, stuhia shkaktoi probleme të shumta në infrastrukturë, përfshirë ndërprerjet e energjisë elektrike.

Komento: