
Përmes një videoje të publikuar në Facebook, Osmani tha se gjatë mandatit të parë si presidente është punuar shumë në këtë drejtim, duke theksuar bashkëpunimin e ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ajo shtoi se Kosova sot respektohet si partner serioz në fushën e sigurisë dhe paqes, ndërsa u shpreh se në mandatin e ardhshëm synohet realizimi i anëtarësimit të Kosovës në NATO.
“Gjatë mandatit të parë si presidente punuam shumë në këtë drejtim. Theksuam partneritetin strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kosova sot respektohet si partner serioz i sigurisë dhe paqes pikërisht prej kësaj pune. Në mandatin e ardhshëm do ta realizojmë arritjen historike, anëtarësimin e Kosovës në NATO”, tha kandidatja për presidente nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani.