Costa: Sot kemi investuar 3.7 miliardë euro, jemi gati të bëjmë edhe më shumë

17:00 | 03 Qershor 2026
costa:-sot-kemi-investuar-3.7-miliarde-euro,-jemi-gati-te-bejme-edhe-me-shume

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa në konferencën për media ku është shprehur se Bashkimi Evropian ka qenë ofruesi më i madh i asistencës financiare për Kosovën.

Ai deklaroi se sot kanë investuar 3.7 miliardë euro në fusha të ndryshme dhe tha se janë të gatshëm të bëjnë edhe më shumë.

“Sot kemi investuar 3.7 miliardë euro në arsim, infrastrukturë, energji, mjedis, biznese, të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit dhe jemi të gatshëm të bëjmë edhe më shumë, sepse ne besojmë që e ardhmja e Kosovës është në Bashkimin Evropian”, tha ai.

Komento: