
Sipas raportimeve të mediave amerikane, një avion luftarak amerikan F-15E Strike Eagle i rrëzuar në Iran në muajin prill mund të jetë goditur nga një raketë portative e prodhuar në Kinë.
Burime të cituara nga NBC News thonë se hetuesit dyshojnë për përdorimin e një sistemi kundërajror të tipit MANPADS.
Ndërkohë, Kina ka mohuar më herët furnizimin e Iranit me ndihmë ushtarake. Zyrtarë të inteligjencës amerikane po vlerësojnë gjithashtu mundësinë e transferimeve të tjera të sistemeve të mbrojtjes ajrore drejt Teheranit.