Përgatitjet për zgjedhjet e së dielës, KQZ me mbledhje nga ora 11:00

08:30 | 05 Qershor 2026
pergatitjet-per-zgjedhjet-e-se-dieles,-kqz-me-mbledhje-nga-ora-11:00

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të mbajë sot mbledhjen e radhës, me fillim nga ora 11:00.

Sipas rendit të ditës, anëtarët e KQZ-së do të shqyrtojnë raportin e Sekretariatit të KQZ-së lidhur me përgatitjet për ditën e zgjedhjeve lokale, të cilat do të mbahen më 7 qershor 2026.

Pika e vetme e paraparë për shqyrtim është:

“Raporti i Sekretariatit të KQZ-së për përgatitjet për ditën e zgjedhjeve, 7 qershor 2026”, thotë KQZ.

Komento: