Vuçiq takon Macron, Merz, Costa e Von der Leyen në Tivat, iu zotohet se “do t’i përmbush detyrimet për integrim në BE”

11:20 | 05 Qershor 2026
vuciq-takon-macron,-merz,-costa-e-von-der-leyen-ne-tivat,-iu-zotohet-se-“do-t’i-permbush-detyrimet-per-integrim-ne-be”

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, ka njoftuar se është takuar në Mal të Zi, në kuadër të Samitit BE-Ballkan Perëndimor,  me presidentin francez, Emanuel Macron, presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa, atë të Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen dhe kancelarin gjerman, Friedrich Merz.

Vucic ka thënë se në këtë takim kanë folur për përmbushjen e detyrimeve që lidhen me procesin e anëtarësimit në BE, përfshirë reformat për sundimin e ligjit, legjislacionin zgjedhor dhe zbatimin e rekomandimeve nga institucionet evropiane.

“Theksova se Serbia do të përmbushë të gjitha rekomandimet e Komisionit të Venedikut, në përputhje me standardet evropiane”, ka shkruar presidenti serb.

“Shpreha pritjen që Bashkimi Evropian do të paraqesë dhe avancojë një metodologji të re zgjerimi, e cila forcon më tej procesin e integrimit të kandidatëve evropianë”, ka njoftuar Vucic.

Komento: