Izraeli thotë se ka vrarë komandantin e inxhinierisë së Hezbollahut

14:20 | 05 Qershor 2026
izraeli-thote-se-ka-vrare-komandantin-e-inxhinierise-se-hezbollahut

Ushtria e Izraelit ka pretenduar se ka vrarë një komandant të inxhinierisë së Hezbollahut.

“Javën e kaluar, IDF goditi dhe eliminoi terroristin Abed Harb”, thuhet në një postim të ushtrisë në X.

IDF tha se Harb “komandonte njësinë e inxhinierisë që ishte përgjegjëse për montimin dhe vendosjen e eksplozivëve të destinuar për të dëmtuar” ushtarët izraelitë në jug të Libanit.

Sipas saj, Harb ishte një komandant i lartë dhe përgjegjës për disa sulme që nga viti 2006.

“Për më tepër, mbrëmë… Forcat Ajrore të Izraelit goditën dhe shkatërruan një lëshues raketash të përdorur nga terroristët e Hezbollahut për të lëshuar raketa drejt ushtarëve të IDF që operonin në jug të Libanit”, shtoi ushtria izraelite.

Ngjarja vjen pasi Hezbollahu dje refuzoi një marrëveshje për armëpushim të mbështetur nga SHBA mes Libanit dhe Izraelit. /Telegrafi

Komento: