“Në qershor 1996”, ambasada amerikane rikujton hapjen e zyrës së parë në Kosovë

14:20 | 05 Qershor 2026
“ne-qershor-1996”,-ambasada-amerikane-rikujton-hapjen-e-zyres-se-pare-ne-kosove

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ka rikujtuar momentin e hapjes së pranisë së parë zyrtare amerikane në Kosovë, në qershor të vitit 1996.

Përmes një postimi në Facebook, ambasada theksoi se në atë kohë Shtetet e Bashkuara hapën Zyrën e Shërbimit Informativ Amerikan në Prishtinë, duke shënuar praninë e parë zyrtare amerikane në Kosovë, disa vite para luftës.

“E mbani mend këtë moment? Në qershor 1996, Shtetet e Bashkuara hapën një Zyrë të Shërbimit Informativ Amerikan në Prishtinë, duke shënuar praninë e parë zyrtare amerikane në Kosovë, vite para luftës. Ishte një hap i vogël që më vonë do të shndërrohej në një partneritet të fuqishëm”, thuhet në postimin e ambasadës.

Komento: