Shkak punimet, mbyllet përkohësisht rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë

09:20 | 06 Qershor 2026
shkak-punimet,-mbyllet-perkohesisht-rruga-“fehmi-agani”-ne-prishtine

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se sot, nga ora 08:00 deri në 16:00, do të ketë mbyllje të përkohshme të qarkullimit në rrugën “Fehmi Agani”.

Sipas njoftimit në Facebook, mbyllja bëhet për shkak të punimeve në kuadër të projektit për instalimin e rrjetit të ri të ndriçimit publik.

“Lusim qytetarët dhe pjesëmarrësit në trafik që gjatë kësaj periudhe të shfrytëzojnë rrugë alternative dhe të respektojnë sinjalizimin e vendosur në terren.Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj”, shkroi Komuna

Komento: