Nuk përmbahet Beatrix, ekspozon asetet nga plazhi

13:34 | 06 Qershor 2026

Këngëtarja e njohur, Beatrix Ramosaj, duket se po i shijon në maksimum ditët e nxehta të verës në Florida.

Artistja ka ndarë me ndjekësit e saj një fotografi nga plazhi, ku shfaqet e relaksuar nën hijen e një çadre, teksa po shijon motin e ngrohtë dhe pamjen bregdetare, shkruan IndeksOnline.

E veshur me bikini në ngjyrë të verdhë, Beatrix ka vënë në pah linjat e saj trupore, duke tërhequr vëmendjen e fansave në rrjetet sociale.

“Me pamje nga deti” shkroi ajo mbi fotografinë simpatike.

Komento: