Spitali i Traumës: Polici i plagosur vazhdon të jetë i intubuar, por me parametra jetësore të qëndrueshme

13:40 | 06 Qershor 2026
spitali-i-traumes:-polici-i-plagosur-vazhdon-te-jete-i-intubuar,-por-me-parametra-jetesore-te-qendrueshme

Gjendja e efektivit të plagosur gjatë aksionit në Maliq i cili u dërgua me urgjencë drejt Traumës në Shqipëri tashmë është stabile.

Në njoftimin nga Spitali i Traumës, i siguruar ngaTop Channel thuhet se efektivi Edison Adri është ende i intubuar, por me parametra jetësorë të qëndrueshëm dhe në përmirësim të vazhdueshëm.

Gjendja shëndetësore e efektivit të Policisë, i ardhur nga Korça dhe i shtruar pak ditë më parë në Spitalin Universitar të Traumës (SUT), vijon të jetë i intubuar, me parametra jetësorë të qëndrueshëm dhe në përmirësim të vazhdueshëm.

Ekipi mjekësor i SUT-së do të vijojë ndjekjen në dinamikë të gjendjes shëndetësore të efektivit të Policisë dhe do të informojë mbi çdo zhvillim të mëtejshëm”, thuhet në reagimin e Spitalit të Traumës.

Komento: