Sinan Vllasaliu në spital, i shkon për vizitë Dani

21:32 | 14 Qershor 2026

Këngëtari i njohur Ramadan Krasniqi – Dani ka bërë të ditur se së bashku me artistët Fitim Behlulin dhe Andi Krasniqin kanë vizituar nw spital kolegun e tyre, Sinan Vllasaliun.

Përmes një postimi në Facebook, Dani publikoi një fotografi nga takimi, duke i uruar mikut të tij shërim të shpejtë.

“Bashkë me Fitimin e Andin sot vizituam Sinanin! Qoftë e kaluar dhe shërim të shpejt miku im!”, ka shkruar Dani.

Ende nuk dihen motivi i plotë i qëndrimit në spital i Sinan Vllasaliut.

Postimi ka ngjallur reagime të shumta nga adhuruesit dhe kolegët e estradës, të cilët i kanë uruar Sinan Vllasaliut rikuperim sa më të shpejtë dhe kthim në aktivitetet e tij artistike.

Sinan Vllasaliu mbetet një nga emrat më të dashur të muzikës shqiptare, me një karrierë të gjatë dhe kontribut të veçantë në skenën muzikore.

Komento: