Lajm i mirë, vazhdon rënia e çmimeve të naftës në tregjet botërore

15:55 | 16 Qershor 2026
lajm-i-mire,-vazhdon-renia-e-cmimeve-te-naftes-ne-tregjet-boterore

Çmimi i naftës ka rënë edhe më tej sot, ndërsa investitorët vazhdojnë të tregojnë optimizëm të kujdesshëm lidhur me marrëveshjen SHBA-Iran për t’i dhënë fund luftës.

Çmimi i naftës Brent, standardi global referues, aktualisht ka rënë me 2.6% gjatë ditës në rreth 81.05 dollarë për fuçi, raporton CNN.

Kjo pason një rënie prej 4.5% dje, pasi SHBA-ja dhe Irani thanë se kishin arritur një marrëveshje.

Çmimi i Brent tani është shumë më poshtë se kulmi që arriti gjatë luftës – rreth 120 dollarë, por ende më i lartë se 70 dollarët me të cilët tregtohej para fillimit të konfliktit.

Pas rritjeve të gjera në tregjet e aksioneve të hënën, indeksët kryesorë të aksioneve në Londër, Paris dhe Frankfurt ishin të gjithë pak më lart deri në mesditën e së martës.

Komento: