Vdes aktori i njohur shqiptar

16:49 | 17 Qershor 2026

Aktori i njohur i kinematografisë shqiptare, Gjergji Lala, është ndarë nga jeta në moshën 79-vjeçare.

Ai ka humbur jetën në një spital në Itali, pas një sëmundjeje të gjatë me të cilën ishte përballur prej kohësh.

I lindur më 6 dhjetor 1947 në Lushnje, Gjergji Lala ndërtoi një karrierë të pasur në teatër dhe kinematografinë shqiptare, duke interpretuar një sërë rolesh që lanë gjurmë te publiku.

Ndër interpretimet e tij më të spikatura mbetet roli i Mihal Gramenos në filmin shqiptar “Liri a vdekje”.

Me kontributin e tij të çmuar në skenën dhe ekranin shqiptar, Gjergji Lala do të kujtohet si një prej figurave të vlerësuara të artit të interpretimit, duke lënë pas një trashëgimi të rëndësishme artistike.

Komento: