Dyshohet për mjet shpërthyes, Policia rrethon Stacionin e Autobusëve në Prishtinë

20:20 | 22 Qershor 2026

Policia e Kosovës ka marrë informacion për mjet shpërthyes tek Stacioni i Autobusëve në Prishtinë.

Stacioni është rrethuar me shirita dhe qytetarët janë evakuar.

Rastin  e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Rreth orës 18:00, kemi pranuar një informatë për mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve, në Prishtinë. Menjëherë policia ka ndërrmarë të gjitha masat e sigurisë në atë zonë. Në një perimetër të caktuar ka evakuuar qytetarët, ndërkohë që janë angazhuar njësitet përkatëse për trajtimin e informatës”, ka deklaruar Ahmeti.

Komento: