Aksident trafiku në Zahaq të Pejës, lëndohet një këmbësor

22:45 | 23 Qershor 2026
aksident-trafiku-ne-zahaq-te-pejes,-lendohet-nje-kembesor

Sot rreth orës 21:35, Policia e Kosovës është njoftuar për një aksident trafiku që ka ndodhur në fshatin Zahaq të Pejës.

Në aksident kanë qenë të përfshira një veturë dhe një këmbësor.

Si pasojë e përplasjes, këmbësori ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë për të marrë tretman mjekësor.

Lajmi është konfirmuar për Klankosova.tv nga zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Komento: