
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka bërë me dije se përmes Sistemit Evropian të Alarmimit të Shpejtë për Ushqim dhe Ushqim për Kafshë (RASFF), është njoftuar për largim nga tregu të produktit ‘’Ujë Mineral’’ me origjinë nga Kosova, të kompanisë “Rugove SH.P.K”.
Sipas AUV, pas testeve laboratorike ka rezultuar se uji përban nivel të lartë të Borit “Boron”, duke tejkaluar kufijtë e lejuar që përbën rrezik serioz.
Konsumatorët qe e posedojnë produktin, janë rekomanduar ta kthejnë menjëherë produktin ne piken e blerjes.
Të dhënat e produktit:
Emri i produktit: Ujë Mineral
Brendi: UJË KLLOKOTI
Kompania eksportuese: Rugove SH. P. K
Paketim: 1.5 L, datë skadimi: 05.01.2027 dhe 07.04.2027
Paketimi:0.5 L, datë skadimi: 16.02.2027 / 19.02.2027 / 04.04.2027 dhe 07.04.2027
Arsyeja e njoftimit: Përmbajtje e lartë e Borit (Boron) në ujë mineral
Niveli i rrezikut: SERIOZ
Vendi eksportues: Kosovë.
Agjencia ka paralajmëruar do të ndërmarre veprimet ligjore, me qëllim të parandalimit të rreziqeve të mundshme për shëndetin e konsumatorit.
Inspektimi do të nis tek prodhuesi, me qëllim identifikimin e burimit të kontaminimit.
“Vazhdon me gjurmimin për verifikim të të gjitha lotëve të prodhimeve ekzistuese dhe të ndërlidhura me rastet e lajmëruara. Operatori ekonomik distribues të nisë menjëherë tërheqjen nga tregu të produktit sipas datave të skadences. Po ashtu konsumatorët qe e posedojnë produktin me të dhënat e lartcekura sipas datave të skadimit, ta kthejnë menjëherë produktin ne piken e blerjes”, thuhet në njoftim.