Gjendet i vdekur një i mitur në Gjakovë

22:05 | 24 Qershor 2026
gjendet-i-vdekur-nje-i-mitur-ne-gjakove

Është gjetur pa shenja jete një i mitur në fshatin Palabardh të Gjakovës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja rajonale e Policisë në Gjakovë, Vlera Krasniqi e cila tha se është iniciuarrasti “Hetim i vdekjes”.

“Rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën se një person (mashkull i mitur) është gjetur pa shenja jete në fshatin Palabardh të Gjakovës”.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante të policisë, si dhe ekipi mjekësor, me ç’rast mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës.  Në koordinim me prokurorin, është iniciuar rasti “Hetim i vdekjes”, thuhet në konfirmim./KK

Komento: