
Ministri Hekuran Murati ka njoftuar se janë ekzekutuar shtesat prej 100 euro për studentët, shkruan Reporteri.net.
“Sot është bërë ekzekutimi i pagesave për studentët përfitues në kuadër të Pakos për Përballje me Inflacionin 2.0. Pas pranimit të verifikimeve të nevojshme nga institucionet e arsimit të lartë, komisioni verifikues sot ka finalizuar dhe dorëzuar listën e studentëve që janë kualifikuar për mbështetjen e njëhershme me 100 euro”, ka njoftuar Murati.