E FUNDIT/Shkon në 188 numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë

21:50 | 25 Qershor 2026
e-fundit/shkon-ne-188-numri-i-te-vdekurve-nga-termetet-ne-venezuele

Numri i vdekjeve si pasojë e dy tërmeteve të fuqishme që kanë goditur Venezuelën, ka shkuar në të paktën 188. 1520 të tjerë janë lënduar e 200 janë ende nën rrënoja, ka bërë të ditur kryeparlamentari Jorge Rodriguez.

Të paktën 3000 familje kanë humbur shtëpitë e tyre nga tërmetet.

Venezuela u godit të mërkurën, sipas kohës lokale atje, nga dy tërmete të fuqishme me magnitudë 7.2 dhe 7.5 shkallë të Rihteerit.

Komento: