IKSHPK del me thirrje: Mbrohuni nga temperaturat e larta, kujdesuni për foshnjat, fëmijët e të moshuarit

14:25 | 27 Qershor 2026
ikshpk-del-me-thirrje:-mbrohuni-nga-temperaturat-e-larta,-kujdesuni-per-foshnjat,-femijet-e-te-moshuarit

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka dalë me thirrje e këshilla për t’u mbrojtur nga temperaturat e larta këtë fundjavë.

IKSHPK paralajmëron se temperaturat e ngritura mund të kenë ndikim në shëndetin e njeriut prandaj thotë se duhet të merren masa mbrojtëse.

“Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës rikujton se temperaturat e ngritura mund të kenë ndikim në shëndetin e njeriut prandaj, masat e përgjithshme mbrojtëse janë të nevojshme për çdo individ, e sidomos për grupet e ndjeshme të popullatës siç janë fëmijët e vegjël, gratë shtatzëna, të sëmurët kronikë dhe të moshuarit. Mbrohuni nga temperaturat e ngritura: qëndroni larg të nxehtit, mbajeni shtëpinë e freskët, freskoni trupin dhe pini ujë, mbroni të ndjeshmit, e sidomos foshnjët dhe fëmijët nga nxehtësia”.

Instituti tha se bazuar në parashikimet e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës këtë fundjavë në vendin tonë priten temperatura të ngritura, cilat kategorizohen si valë e të nxehtit me intensitet mesatar./

Komento: