Gold AG viziton nënën Ferdonije, ndan moment prekës në rrjetet sociale

16:22 | 28 Qershor 2026

Këngëtari i njohur shqiptar, Gold AG, ka vizituar nënën Ferdonije dhe ka ndarë me ndjekësit një moment emocionues përmes një fotografie të publikuar në rrjetet sociale.

Në postimin e tij, artisti ka shkruar: “Takim zemre me nanën Ferdonije ❤️”, duke shprehur respektin dhe solidaritetin ndaj saj, raporton ORAinfo.

Nëna Ferdonije njihet si një nga figurat simbol të dhimbjes së luftës në Kosovë, pasi gjatë luftës ka humbur disa anëtarë të familjes së saj.

Fotografia e publikuar nga Gold AG ka ngjallur reagime të shumta pozitive nga ndjekësit, të cilët kanë vlerësuar gjestin e këngëtarit dhe mbështetjen e tij ndaj nënës Ferdonije. /ORAinfo/

Komento: