Rritet çmimi i banesave për 5.3 për qind në Kosovë

21:05 | 28 Qershor 2026
rritet-cmimi-i-banesave-per-5.3-per-qind-ne-kosove

Kushdo që sivjet ka në plan të blejë një banesë, ajo do t’i kushtojë më shtrenjtë se viteve të kaluara në Kosovë.

Laurant Berisha, ekspert i patundshmërisë tha se një ndër faktorët është ngritja e çmimeve të materialeve ndërtimore, mungesa e fuqisë punëtore, por siç tha, është edhe mosdija e pronarëve që e mbivlerësojnë pronën.

Kjo fryrje e vlerës së banesave, është e padrejtë për të.

Përfshirja në treg e të huajve dhe diasporës u theksua se luan rol në rritjen e kostos së njësive banesore.

Komento: