Fatbardha Osaj, është gruaja e parë atashe e mbrojtjes së Kosovës në Shqipëri

16:30 | 29 Qershor 2026
fatbardha-osaj,-eshte-gruaja-e-pare-atashe-e-mbrojtjes-se-kosoves-ne-shqiperi

Nënkolonelja e FSK-së, Fatbardha Osaj ka pranuar zyrtarisht detyrën si atashe e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës për në Republikën e Shqipërisë, me selinë Tiranë.

Kështu ka bërë të ditur ministrja e Mbrojtjes përmes një njoftimi në Facebook.

Sipas njoftimit, ky emërim shënon një hap të rëndësishëm institucional, pasi nënkolonele Osaj është gruaja e parë që emërohet në detyrën atashe e Mbrojtjes në Republikën e Shqipërisë, “duke dëshmuar përkushtimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës për promovimin e profesionalizmit, meritokracisë dhe barazisë në përfaqësimin ndërkombëtar”.

Komento: