“Paskan hudh edhe xhevrek” – Ekipi i Kanal 10 verifikon gjendjen e liqenit akumulues në Mitrovicë

08:10 | 01 Korrik 2026
“paskan-hudh-edhe-xhevrek”-–-ekipi-i-kanal-10-verifikon-gjendjen-e-liqenit-akumulues-ne-mitrovice

Sot ekipi i Kanal 10 nga emisioni i mëngjesit “Adresa e Ankesave”  ka shkuar në Komunën e Mitrovicës ku nga atje e ka prezantuar gjendjen në liqenin akumulues në Mitrovicë.

Nga pamjet që sjell kamera e Kanal 10 shihet se atje nuk është gjendja e mirë, ku liqeni është plot i mbushur me mbeturina, ku nuk ka munguar madje edhe hudhja e ‘xhevrekëve’.

Si duket Komuna e Mitrovicës nga pamjet që shihen nga liqeni nuk e ka pasë në fokus liqenin duke e lënë në gjendje të mjerueshme dhe nuk i ka shku ndërmend edhe së paku ta pastrojë e mos ta lë në këtë situatë e cila për mitrovicasit dhe kushdo që e viziton nuk lë shije të mirë aspak.

Për më shumë shikone videon e plotë./Gazeta10

Komento: